Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri gëzon prej kohësh një martesë të lumtur me milionerin maqedonas, Serjoza Markov. Dyshja janë prindër të një djali, të cilit i kanë vendosur emrin Joni.

Pak ditë më parë e ftuar në "Prive", Adelina u shpreh se burri i saj meriton shumë fëmijë, prandaj po mendojnë ta shtojnë familjen e tyre. Së fundmi, teksa një ndër ndjekësit e ka pyetur nëse është shtatzënë, këngëtarja ka treguar se ka bërë testin.

"Dje bëra testin. Jam negativ", ka shkruar Adelina, duke zbuluar se nuk është shtatzënë.




