Në puntatën e sotme të "Përputhen" ishte i ftuar vëllai i Atdheut, Butrint Xharavina. Ai u pyet rreth raportit të Atdheut me Sindin. Dyshja kanë zhvilluar një takim dhe konkurrentja ka shfaqur dukshëm interesin e saj.

Butrinti u shpreh se mes tyre nuk sheh ndonjë kimi, ndonëse Sindi i duket vajzë e mirë.

"Sindi është vajzë shumë e mirë, shumë e sjellshme, edhe pse (ia vodha shprehjen Fationit) nuk ka kimi me Atdheun. Janë dy botë të ndryshme, ashtu më duket. Kam përcjellur çdo emision. Po nuk i dihet", u shpreh ai.
View this post on Instagram




