Nga Shqipëria / E Mërkurë 30 Dhjetor 2020, 13:01

Një lajm i mirë: Miratohet vaksina e dytë kundër Covid-19

Vaksina kundër Coronavirusit AstraZeneca e krijuar nga shkencëtarët e Univeristetit të Oksfordit është miratuar për përdorim në Britani të Madhe.

Mbretëria e Bashkuar ka porositur 100 milionë doza nga prodhuesi AstraZeneca – të mjaftueshme për vaksinimin e 50 milionë njerëzve.

Miratimi nga rregullatorët mjekësorë nënkupton se vaksina është edhe e sigurt, edhe efektive.

Mbi 600 mijë njerëz janë vaksinuar në Mbretërinë e Bashkuar me vaksinën e kompanive Pfizer dhe BioNTech që nga 8 dhjetori.

Ndërkohë vaksina AstraZeneca do të çojë në rritje të konsiderueshme të vaksinimit pasi është e lirë dhe prodhohet lehtë në masë. Ajo mund të ruhet në frigorifer standard, ndryshe nga Pfizer-BioNTech që ka nevojë për ruajtje në temperaturë ultra të ftohtë, minus 70 gradë Celsius.