Nga Shqipëria / E Mërkurë 30 Dhjetor 2020, 10:10

I dha fund miqësisë me Finemin? Flet Stresi: Horri i vogël

Ditën e djeshme u përfol se Stresi dhe Finemi i kanë dhënë fund miqësisë. Pak ditë më parë, Stresi publikoi këngën e tij më të re "Gang shit" dhe Finemi nuk e ka shpërndarë këngën në Instagram, gjë që nuk është pritur aspak mirë nga reperi.

Stresi e ka hequr nga lista e shokëve në rrjete sociale, si dhe iu ka kërkuar ndjekësve t'i bëjnë report Finemit. 

Megjithatë në një video live Stresi ka sqaruar se është keqkuptuar dhe se e ka shok.

Stresi: Horrin e kena vëlla, s’më ka mërzitur. Mos u keqkuptoni. I kam heq follow.