
Aktori turk, Berk Atan është shumë i njohur në Shqipëri nga roli i Selimit në serialin "Xhenet" apo si Savash në serialin "Vajzat e Diellit". Berk ishte i ftuar së fundmi në emisionin shqiptar “Qejfi më i madh se Stambolli”, ku foli për karrierën e jetën e tij private.
“Çdo ditë bëj ushtrime, më pëlqejnë sportet. Më pëlqen të kaloj kohë më familjen, me miqtë sepse kur jam duke punuar jam shumë i zënë”, tregoi Berk.
Në fund ai i habiti të gjithë kur bëri një përshëndetje në gjuhën shqipe. “Të dua, Kosovë”, u shpreh aktori.