Nga Shqipëria / E Mërkurë 30 Dhjetor 2020, 10:10

'Saimiri i shkruan vajzave', Silvana i përmendi emrin, reagon Flavia: Xheloze...

Silvana akuzoi Saimirit se kishte bërë lojë të pistë dhe se e kishte provokuar, mbrëmjen e të hënës në "Love Story". Silvana deklaroi se Saimiri i ka shkruar vajzave të tjera dhe i fton në vilën e tij.

Kur Alketa pyeti vajzat nëse Saimiri i kishte shkruar, Silvana në një moment përmendi emrin e Flavias.

Kjo e fundit ka reaguar në një intervistë në "Daily Love Story", ku shprehet se Silvana gjithçka e bëri nga xhelozia.

"Gjërat ndonjëherë ndodhin edhe nga xhelozia. Fakti që Silvana u shpreh në atë mënyrë nuk më pëlqeu fare. Ishte shumë e padrejtë që cilësoi emrat e vajzave. Nëse do të ishte edhe vetë aq e pastër do ta thoshte më përpara jo tani në momentin që iku. Kur nuk ka diçka konkrete nuk mund të hedhësh hipoteza kot dhe të mendosh që tjetri do të të përkrahë", u shpreh Flavia.