Kroacia u trondit dje nga një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale. Të shumtë janë personat që janë solidarizuar, duke ofruar ndihmën e tyre dhe mes tyre është edhe një shqiptar nga Hasi, i quajtur Alban Morina.

Albani pronari i një furre ka shpërndarë bukë për njerëzit e prekur nga tërmeti.

“E di që nuk është koha e postimeve, por duhet, kush nuk ka bukë le të dalë në shesh. Kush nuk ka ushqim për sonte dhe nesër, në shesh”, shkruan shqiptari në një postim në Facebook.




