Pas tre vitesh mungesë, Beatrix Ramosaj iu rikthye muzikës. Ditën e djeshme ajo publikoi këngën më të re, të titulluar "Dancing with the devil".

Ky projekt është kompozuar nga Beatrixi, në bashkëpunim me Eugent Bushpepën. Eugenti është po ashtu protagonist në klip. Dyshja shfaqen në skena të nxehta dhe nga kjo kanë lindur dyshimet për diçka më shumë.

Për më tepër, Oriola Marashi i ka cilësuar si "çift" publikisht. Ajo ka shpërndarë këngën e Beatrixit në story dhe ndër të tjera ka shkruar: "Çifti më i mirë", duke etiketuar këngëtaren dhe Eugentin.




