Nga Shqipëria / E Martë 29 Dhjetor 2020, 19:07

Upss, u bë nami! Pas sherrit Melisa-Sindi, mamatë e tyre zihen në studio

Melisa dhe Sindi në "Përputhen" nuk shkojnë aspak mirë dhe kjo tashmë dihet. Dyshja nuk i kanë kursyer debatet e ashpra me njëra-tjetrën, madje nuk kanë munguar as ofendimet.

Këtë pasdite, mamatë e tyre ishin të ftuarat speciale në emision. Të dyja filluan të "ziheshin" me njëra-tjetrën për çështjen Sindi-Melisa, duke mbrojtur secila vajzën e saj.

Mamaja e Melisës u shpreh se e bija ka bërë mirë që ka dalë nga studioja gjatë debatit, pasi ndryshe situata do ishte tensionuar më shumë.

Debati mes dy mamave u zhvillua me tone të larta dhe Melisa dhe Sindi u afruan për t'i qetësuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)