Ditën e djeshme, Gentian Zenelaj humbi të atin nga Koronavirusi. Lajmin e bëri të ditur vetë aktori, me anë të një postimi në Instagram.

"Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen sot nga jeta të babait tim Rexhep Zenelaj, pas një beteje të gjatë me Covid 19. Ju falenderoj nga zemra për çdo mendim dhe ngushëllim që kam marrë nga ju. Zoti ju Bekoftë. Varrimi zhvillohet nesër në orën 13 :00 në Shëngjin", shkroi ai.

Së fundmi, Genti i ka dedikuar të atit fjalët më të ndjera. Ai ka publikuar një foto pranë tij në rrjete sociale, duke shkruar se prindërit nuk vdesin kurrë.
"Prindërit nuk vdesin kurrë o Babo. Ata rrojnë brenda qelizave tona. Shpirti yt i butë do jetë në jetën tonë përjetë. Kemi jetuar dhe shijuar cdo moment të jetës tënde me ne o Babo. Ti ke bërë atë çfarë unë jam sot. Kanë kujtime të mrekullueshme edhe Danieli dhe Aria me ty ...me gjyshin e butë e shokun e lojrave. E pra kjo nuk eshte lamtumirë o Babo...Ke qene dhe do jesh shoku im më i mirë.Keshilluesi më i duruar. Te dua shumë Babo", ka shkruar aktori.


