Nga Shqipëria / E Martë 29 Dhjetor 2020, 16:04

E fundit/ 6 viktima, rritet numri i rasteve të reja me Koronavirus në Shqipëri

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 29 dhjetor 2020

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2682 testime dhe janë konfirmuar 574 raste pozitive me Koronavirus. Kujtojmë se ditën e djeshme u raportuan 318 raste të reja. 

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 214 raste në Tiranë, 41 raste në Lezhë, 23 raste në Elbasan, 21 raste në Lushnje, 19 raste në Fier, 18 raste në Durrës, 17 raste në Vlorë, Mat, Sarandë, 15 raste në Kurbin dhe Berat, 14 raste në Korçë, 12 raste në Kavajë, 11 raste në Krujë, 9 raste në Gjirokastër, 7 raste në Has, 6 raste në Shkodër, Pukë, Pogradec, Delvinë, Skrapar, 5 raste në Librazhd, Tepelenë, Peqin, Cërrik, 4 raste në Mirditë, Përmet, Dibër, Bulqizë, Vorë, Patos, 3 raste Rrogozhinë, Kamëz, Shijak, Kuçovë, 2 raste në Memaliaj, Klos, Gramsh, Poliçan, Këlcyrë, 1 rast në Kukës, Tropojë, Mallakastër, Vau- Dejës, Belsh, Prrenjas, Kolonjë, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 578 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 32,700 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejen me Covid19: Mjeku 73 vjeçar Hiqmet Musta; 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Berati të moshave 65-88 vjeç.