Në konferencën e mbajtur ditën e sotme për bilancin e vitit që po mbyllet, kryeministri Edi Rama u pyet nëse ka një person që do t’i kërkojë falje.

Kreu i qeverisë tha se falje i kërkon familjes dhe sidmos Zahos për mungesën për shkak të detyrës.

“Falje duhet t'i kërkoj familjes sime, për sa shumë jam i detyruar t’ju mungoj dhe patjetër nëse Linda dhe dy të mëdhenjtë e përballojnë dhe e kuptojnë më mirë, kur vjen puna te më i vogli, aty falja është edhe më e madhe”, tha Rama.


