Nga Shqipëria / E Martë 29 Dhjetor 2020, 12:12

I ftuari vë në siklet Arjon Muçën dhe Arjola Shehun: Po ju kur do martoheni?

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” në RTV Ora gazetari, Ronaldo Sharka i ka vënë në siklet dy prezantuesit, Arjon Muçën dhe Arjola Shehun.

"Po ju kur do martoheni?", ishte pyetja që i drejtoi Ronaldo Arjonit dhe Arjolës.

"Ah e kemi lënë sekret, jemi duke organizuar dasmën, Arjola do zgjedhë fustanin", u përgjigj Arjoni.

"Ja ta mendojmë se është kohë pandemie", tha Arjola.