Nga Shqipëria / E Martë 29 Dhjetor 2020, 12:12

I kërkuan foto me të dashurin, Era Istrefi nuk ia prish qejfin dhe ja ku e keni

Era Istrefi i është bashkuar trendit më të fundit të Instagramit, duke publikuar foto nga momente të caktuara të jetës, foto që ia kërkojnë vetë fansat.

Një prej tyre i ka kërkuar Erës të publikojë një foto me të dashurin dhe këngëtarja nuk ka hezituar t'i përgjigjet.

Era ka postuar një foto me para në dorë dhe shkruan: "E martuar me paratë".

Në postimet e tjera këngëtarja ka publikuar foto kur ka qenë e mërzitur, e dehur, pa makeup e shumë momente të tjera.