Nga Shqipëria / E Hënë 28 Dhjetor 2020, 23:11

Mësuesi i njohur shqiptar humb jetën nga Koronavirusi

Një mësues në Kukës ka humbur jetën nga Koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku Safet Gjici, me anë të një postimi në rrjete sociale.

"Me dhimbje të thellë dhe hidhërim të madh mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta në mënyrë të papritur nga kjo pandemi famëkeqe mësuesit të njohur kuksian Nehat Sokoli.

Më lejoni që në këto  momente të dhimbshme t’i shpreh familjes, të afërmve të tij ngushëllimet më të sinqerta, në emrin tim personal  dhe  të qytetarëve kuksian.U prehsh në paqe!”, ka shkruar ai.