Një mësues në Kukës ka humbur jetën nga Koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku Safet Gjici, me anë të një postimi në rrjete sociale.
"Me dhimbje të thellë dhe hidhërim të madh mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta në mënyrë të papritur nga kjo pandemi famëkeqe mësuesit të njohur kuksian Nehat Sokoli.
Më lejoni që në këto momente të dhimbshme t’i shpreh familjes, të afërmve të tij ngushëllimet më të sinqerta, në emrin tim personal dhe të qytetarëve kuksian.U prehsh në paqe!”, ka shkruar ai.

