Nga Shqipëria / E Hënë 28 Dhjetor 2020, 22:10

E trishtë/ Gentian Zenelaj humb të atin nga Koronavirusi

Aktori i njohur, Gentian Zenelaj ka humbur të atin nga Koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, me anë të një njoftimi në rrjete sociale.

"Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen sot nga jeta të babait tim Rexhep Zenelaj.pas një beteje të gjatë me Covid 19.ju falenderoj nga zemra për çdo mendim dhe ngushëllim që kam marrë nga ju. Zoti ju Bekoftë. Varrimi zhvillohet nesër në orën 13 :00 në Shëngjin", ka shkruar Gentiani në një status në Facebook.