Nga Shqipëria / E Hënë 28 Dhjetor 2020, 21:09

Merr vesh që ka dalë për drekë me Robert Aliajn, Saimiri i kthehet Silvanës: Kaq negative...

Mbrëmjen e sotme ishte nata e shtatë e spektaklit "Love Story" në Tv Klan. Saimiri ftoi në një takim të shkurtër Silvanën dhe zbuloi se vajza ka dalë për drekë me opinionistin Robert Aliaj.

Silvana tha se Roberti e ka ftuar dhe ajo ka pranuar. Kjo nuk u prit aspak mirë nga Saimiri, i cili i cilëson këto gjëra si të stisura.

Pjesë nga biseda në studio:

Saimiri: A ke marrë këshilla nga Roberti?

Silvana: Ç’hyn Roberti këtu? Roberti është opinionisti. Po çfarë lidhje ka? S’kam marrë asnjë këshillë unë nga Roberti. E ke inatin te Roberti ti?

Saimiri: Që këtu fillon që nuk thotë të vërtetën, unë këto gjëra i kam inat

Silvana: Me Robertin kam dalë, kam dalë unë, motra dhe Meri. Më ka ftuar dhe kam dalë.

Saimiri: Për çfarë ke dal? Vjen në program kaq negative dhe ka dalë me Robertin për drekë. Më duken pak gjëra shumë të stisura.

Silvana: Edhe unë kam marrë vesh gjëra Saimir dhe s’dua ti them sepse dua të të njoh ty. Jam e sinqertë dhe nuk dua të fus gjëra të tjera në mes.