Inspektori i antidrogës në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, Klodian Shevroja ka humbur jetën nga Koronavirusi. Ai kishte 2 javë në oksigjen, në spitalin "Shefqet Ndroqi".
Ditët e fundit gjendja e 38-vjeçarit ishte përkeqësuar dhe ndodhej në intubim. Fatkeqësisht ai nuk ka mundur ta fitojë betejën me Koronavirusin.
Burimi: "Abc News"
