Nga Shqipëria / E Hënë 28 Dhjetor 2020, 19:07

Pas një viti mungesë, rikthehet Flori Mumajesi

Kënga e fundit e Flori Mumajesit mban titullin "Thjesht të du". Kënga është publikuar një vit mÄ? parë dhe që nga atëherë Flori është treguar shumë i tërhequr nga muzika dhe jeta publike.

Megjithatë, këngëtari do të rikthehet më në fund sonte. Ai pritet të publikojë këngën më të re, të titulluar "Dhemb", shkruan "abcnews.al".

Kënga do të transmetohet premierë mbrëmjen e sotme në "Radarin Informativ", në fund të edicionit.