Një 75-vjeçar nga Beit She'an, Izrael ka humbur jetën nga një atak kardiak, dy orë pas bërjes së vaksinës ndaj Koronavirusit. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Chezy Levy.
Sipas njoftimit, burri kishte vuajtur dhe në të shkuarën nga problemet e zemrës. Deri më tani nuk raportohet që vdekja e 75-vjeçarit të ketë lidhje me vaksinën.
Pas bërjes së vaksinës, ai kishte qëndruar për një kohë të shkurtër në spital për të parë nëse do kishte efekte anësore. Mirëpo, burri ishte ndjerë mirë dhe si rrjedhojë kishte dalë nga spitali.
Burimi: "The Jerusalem Post"
