Nga Shqipëria / E Hënë 28 Dhjetor 2020, 17:05

Me rolin e Sandokan, Can Yaman do fitojë shumën marramendëse

Aktori me origjinë shqiptare dhe shumë i njohur në Turqi e në disa vende të botës, Can Yaman do të luajë rolin e “Sandokan” në serialin e ri të producentëve italian.

Mediat e huaja shkruajnë se Yaman do të paguhet 100 mijë euro për çdo episod të ri të serialit “Sandokan”.

Xhirimet për këtë produksion do të nisin në verë ose vjeshtën e vitit 2021.

Kujtojmë që Can Yaman e mori famën me serialin "Erkenci kus", i cili pati një sukses të jashtëzakonshëm.