Nga Shqipëria / E Hënë 28 Dhjetor 2020, 16:04

Ndonëse i mohoi akuzat për kokainë, Shpat Kasapi shkarkohet nga detyra

Ditën e sotme në rrjet qarkulluan lajme se këngëtari i njohur Shpat Kasapi ishte kapur me drogë të llojit kokainë. Ai reagoi me anë të një postimi në Instastory, duke i hedhur poshtë lajmet në fjalë.

"Në Tiranë për qejf, ju më nxorrët që jam në burg. Ju përshëndes dhe faleminderit për shpifjet, vazhdoni kështu", shkroi Shpati.

Mirëpo, pavarësisht mohimit, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi e ka shkarkuar nga detyra si këshilltar i tij. Shkarkimin e Shpatit e ka konfirmuar vetë Grubi për "Klan Kosova".