Nga Shqipëria / E Hënë 28 Dhjetor 2020, 14:02

'Jetoj çdo ditë me frikë', Rita Ora rrëfen historinë e trishtë

Rita Ora ka treguar në një intervistë për "The sun" se që kur e ëma, Vera Ora u diagnostikua me kancer gjiri 15 vite më parë, jeton me frikë se mund të ketë të njëjtin fat si nëna e saj, edhe pse testi i gjenit ka treguar të kundërtën.

“Thonë shikoni mos keni ndonjë kokërr në gjoks, por nëna ime nuk kishte, ajo kishte thjesht një dhimbje të fortë dhe shkoi u kontrollua. Unë kam bërë testin e trashëgueshmërisë së kancerit të gjirit dhe testin e gjenit e për fat të mirë, nuk e kam gjenin. Por gjithsesi sërish kontrollohem rregullisht”, shprehet Rita.

“Gjenetikisht, ne nuk kemi pasur ndonjë histori me kancer gjiri në familje përpara nënës sime. Ka shumë video online që të ndihmojnë dhe që unë i kam përdorur. Duhet të jeni të informuar për trupin tuaj”, shtoi ajo.