Ditën e sotme mediat maqedonase kanë shkruar se këngëtari i njohur Shpat Kasapi i cili mban gjithashtu pozitën e këshilltarit të zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, është kapur me drogë të llojit kokainë.

Mediat kanë raportuar sot se Shpati është kapur para 1 muaji në lagjen "Gjorce Petrov" në Maqedoninë e Veriut .

Pas këtyre lajmeve këngëtari ka reaguar me një postim në Instastory ku deklaron se të gjitha janë shpifje.

"Në Tiranë për qejf, ju më nxorrët që jam në burg. Ju përshëndes dhe faleminderit për shpifjet, vazhdoni kështu", shkruan Shpati.


