Nga Shqipëria / E Diel 27 Dhjetor 2020, 22:10

Ne ngrimë së ftohti, Afërdita ikën me pushime në Karaibe

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl kanë vendosur ta presin Vitin e Ri në plazh. Çifti kanë udhëtuar drejt ishullit St Barth në Karaibe, ku po shijojnë diellin e kohën e nxehtë.

Afërdita ka publikuar disa foto teksa tregonte pamjen mahnitëse nga ishulli teksa pozoi edhe me barkun e rrumbullakosur.

Modelja zbuloi se bashkë me to ndodhet edhe e motra, Jehona.

Afërdita është në muajin e shtatë të pritjes së ëmbël dhe së shpejti ajo e Jakub do të bëhen me djalë.