Nga Shqipëria / E Diel 27 Dhjetor 2020, 17:05

'Kam humbur 7 kg', Sindi tregon sa keq e përjetoi famën nga 'Përputhen'

Sindi është një ndër konkurrentet më të komentuara të "Përputhen" e që shpeshherë ka ngjallur debate në studio me deklaratat e saj. 

E ftuar sot në "E diell", Sindi tregon se i ka përjetuar keq komentet e ndjekësve pas deklaratës së saj se nuk ka puthur dhe nuk ka patur eksperienca seksuale.

“Ishte një sulm indirekt nga komentet, më bëri të ndjej shumë presion”- tregon ajo.

Sindi shprehet se disa herë është ndjerë e penduar që tregoi historinë e saj që në fillim. “Ndoshta nuk duhet ta thoja që në fillim”.