Pak kohë më parë, këngëtari i njohur Seldi Qalliu bëri publike lidhjen e tij të re. Vajza quhet Sindi, është 22 vjeç dhe punon si modele.

Sindi është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan dhe foto me Seldin. Së fundmi, një ndër ndjekësit i ka kërkuar të publikojë bisedën e fundit me këngëtarin.

Bukuroshja ka ndarë një bisedë nga WhatsAppi, ku shihet se dyshja kanë shkëmbyer një bisedë të zakonshme mes një çifti.





