Nga Shqipëria / E Diel 27 Dhjetor 2020, 15:03

Ç'paska hequr! Alesia Bami rrëfen vështirësitë e famës dhe çfarë i tha i ati

Alesia Bami ishte këtë të dielë në rubrikën "N'fermë", në "E diell", së bashku me Nevina Shtyllën. Gjatë një bisede me moderatoren, Alesia rrëfeu vështirësitë e famës.

Ajo tha se në fillimet e saj e kishte shumë të vështirë ta menaxhonte të gjithë vëmendjen e marrë nga njerëzit. Alesia rrëfeu se i ati e kishte ndihmuar shumë përgjatë kësaj periudhe.

"Kur kam qenë 14-vjeç, kur ishte boom-i i parë, ishte shumë e vështirë ta menaxhoja të gjithë vëmendjen e marrë nga njerëzit. Unë e përjetova keq. Isha mbyllur në shtëpi, nuk dilja për një javë të tërë dhe rrija e zverdhur tërë kohës, qaja dhe më bëri habi babi, që vjen, më shtrëngon dhe më thotë "Hejj, unë e di ça vajze kam, e di që ti nuk do gabosh kurrë, prandaj ndiq rrugën tënde dhe mos mendo për asgjë." Realisht më ka surprizuar shumë dhe ishte një moment shumë prekës", tha ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)