Nga Shqipëria / E Diel 27 Dhjetor 2020, 14:02

Me peshë 500 kilogramë, gjendet në Tiranë një bombë e Luftës së Dytë Botërore

Në ish-fushën e aviacionit në kryeqytet është gjetur një bombë me peshë 500 kilogramë, nga Lufta e Dytë Botërore. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrotjes Olta Xhaçka, me anë të një postimi në rrjete sociale.

"Forcat tona xheniere, të cilat pas pak javësh festojnë 100 vjetorin e krijimit, rikonformojnë se FA janë etalon i përkushtimit dhe profesionalizmit.

Një bombë me peshë 500 kg, e Luftës së II Botërore, u gjet në ish-fushën e aviacionit në kryeqytet dhe djemtë tanë të xhenios e zhvendosën në poligonin e Bizës, ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt", ka shkruar ajo.