Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në "Shiko kush luan". Ajo u bë pjesë e sfidave dhe lojrave të ndryshme, ndërmjet të cilave zbuloi dhe detaje të reja rreth jetës private.

Këngëtarja është në një lidhje serioze dashurie, mirëpo nuk e ka zbuluar ende identitetin e partnerit. E ftuar në "Shiko kush luan", Leonora tregoi se do të ketë dasmë në vitin 2021, pasi 2020 ia prishi planet.

Ajo do të bëjë një dasmë jo tradicionale. Leonora shprehu dhe dëshirën e të pasurit fëmijë vitin e ardhshëm.
View this post on Instagram





