Një ndër të ftuarit në “Shiko Kush LUAN” ishte reperi i njohur Getinjo. Pak muaj më parë Getinjo reagoi mbi një lajm ku përfshiheshin vëllai i tij dhe kunata e tij, Loredana, të cilët ishin kapur mat së bashku. “Qe t’ju kallxoj të shpisë se fort marak janë bo. Faleminderit shumë”, shkruan reperi.

Lidhur me këtë citim, Getinjo u pyet në sfidën “Paintball” nëse lajmin e ribashkimit ua tregoi ai para njerëzve të shtëpisë apo ata e dinin para tij.

“Ata e kanë një vajzë bashkë dhe nuk mundet të rrinë kurrë të ndarë përjetë pasi vajza i bashkon”, u përgjigj Getinjo.



