Nga Shqipëria / E Diel 27 Dhjetor 2020, 01:01

Dikur mikesha, sot Leonora nuk i flet Nora Istrefit: Ka bërë një gabim të madh ndaj meje

Këngëtarja e njohur shqiptare Leonora Jakupi, e ftuar në "Shiko kush luan", u bë pjesë e sfidës “Ndaje ose pije”, ku u pyet mbi emrin e personazhit publik shqiptar që e konsideron “mik/mikeshë për kokë” dhe emrin e personazhit që nuk do i fliste apo nuk i flet me gojë.

Si personazhin “mikeshë për kokë” Leonora zgjodhi të përmendte këngëtaren Jehona Sopi, ndërsa emrin e personazhit që nuk do i fliste zgjodhi Nora Istrefin.

“Unë nuk jam person që mbaj inate; por “hë për hë” nuk do i flisja Nora Istrefit. Janë arsye të forta, se ka bërë një gabim të madh ndaj meje…”- u shpreh Leonora, e cila dikur ka qenë mikeshë me Norën.