Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Dhjetor 2020, 17:05

Rritet numri i viktimave/ 9 qytetarë humbin jetën nga Covid-19 në vend

Gjatë 24 orëve të fundit 9 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 1143 numrin e përgjithshëm të viktimave në vendin tonë.

Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar dot:  5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetare nga Përmeti, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Gjirokastra të moshave 38-86 vjeç.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 324 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.