Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Dhjetor 2020, 15:03

Një vend tjetër në alarm, zbulohet rasti i parë me variantin e ri të Covidit

Varianti i ri i Koronavirusit që u zbulua në Britani është shfaqur dhe në një tjetër vend. Bëhet fjalë për Suedinë, ku është konfirmuar rasti e parë me këtë variant.

Autoritetet suedeze kanë bërë me dije se personi i parë i konfirmuar me variantin e ri të Koronavirusit është izoluar dhe deri më tani nuk ka të infektuar të tjerë.

Burimi: "Abc News"