Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Gashi është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilit i kanë vendosur emrin e veçantë Mal.

Shkurtja nuk ka reaguar ende rreth lajmit të ëmbël, pasi ajo është treguar gjithmonë shumë e rezervuar rreth jetës private. "Prive.al" ka publikuar foton e parë të vogëlushit dhe ka zbuluar portretin ëngjëllor.

Kujtojmë se "Prive.al" zbuloi dhe identitetin e partnerit të Shkurtës. Ai quhet Albert.




