Pas ndarjes, këngëtari i njohur Blero ka ruajtur marrëdhënie të mira me ish-bashkëshorten, aktoren Teuta Krasniqi. Për hir të vajzës së tyre, ata dhe takohen shpesh.

Teuta ruan një raport të mirë dhe me bashkëshorten aktuale të Bleros, Afrona Dikën. Së fundmi, ajo ka bërë një veprim që i ka habitur të gjithë.

Me rastin e Krishtlindjeve, aktorja i ka dhuruar Afronës një krem nga kompania e saj. Afrona e ka falenderuar publikisht me anë të një postimi në Instagram.







