Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Dhjetor 2020, 10:10

E trishtë/ Biznesmeni i njohur shqiptar humb jetën nga Koronavirusi

Biznesmeni i njohur nga Elbasani, Edi Kapedani ka humbur jetën nga Koronavirusi, në moshën 57-vjeçare. Ai ndodhej i shtruar që prej tre javësh në një nga spitalet Covid.

Gjendja e tij ishte përkeqësuar përgjatë ditëve të fundit. Kapedani ishte biznesmen në sektorin e ndërtimeve, më së shumti në atë të hidrocentraleve.

Burimi: "faxweb.al"