Nga Shqipëria / E Premte 25 Dhjetor 2020, 23:11

Nicki Minaj bën 'xing' me Oriola Marashin, modelja nuk i mban dot emocionet

Oriola Marashi është padyshim një ndër modelet shqiptare më të komentuara dhe më të suksesshme. Ajo tërheq gjithmonë vëmendjen e fansave me fotot e publikuara në rrjete sociale, ku shfaqet shumë joshëse.

Së fundmi, me anë të një postimi në Instastory, Oriola ka treguar se ka bërë "xing" me reperen me famë botërore, Nicki Minaj. Nicki ka veshur të njëjtin fustan që ka veshur modelja kohë më parë.

Bëhet fjalë për një fustan të bardhë dhe shumë të veçantë. "O Zot! Kam veshur të njëjtin fustan si mbretëresha Nicki Minaj", ka shkruar Oriola krahas postimit të saj.