Nga Shqipëria / E Premte 25 Dhjetor 2020, 19:07

Fationi refuzon Melisën në takim, shpërthen në të shara dhe del nga studioja (Video)

Në javën e fundit të këtij viti, Bora Zemani bëri të ditur se do të jepen vetëm takime për 4 minuta në studio. Melisa zgjodhi të bëjë dy takime, një me Mevlanin dhe një me Fationin.

Fationi nuk pranoi që të dalë me Melisën, pasi nuk donte që të ishte mes dy zgjedhjeve. Për shkak të refuzimit të tij, Melisa deklaroi se nuk do ta ftojë më kurrë në takim. I nervozuar, Fationi doli nga studioja, duke mos i kursyer të sharat.

Pjesë nga biseda në studio:

Fationi: Unë nuk e pranoj, nuk mund të futem në dy takime asnjëherë. Nuk e pranoj dhe pikë.

Bora: Deri në këtë moment nuk je zgjedhur në një takim në javën e ardhshme. Dy takime
Për çfarë thua?

Fationi: Jam në mes të dy takimeve, domethënë o do të jem unë, o do të jetë X tjetër, nuk e di kush është. Nuk e pranoj të jem në dy takime, jo se s'dal me Melisës.

Melisa: Mos e prano, Melisa s'del më me ty.

Fationi: Nëse është një takim dal, nëse janë dy takime unë nuk dal.

Melisa: Aty rri se me mua nuk del më.

Bora: Është java e fundit e vitit, Melisa është mes dy djemve dhe do të bëjë dy zgjedhje.

Melisa: Meqë doje X-in, urdhëro

Fationi: Faleminderit

Bora: Melisa do të dalë me ty dhe me Mevlanin në një takim sqarues

Fationi: Nuk e pranoj

Melisa: Nuk dua unë tani

Në këtë moment Fationi u largua nga studioja duke sharë me fjalë të rënda.

*Video marrë nga faqja zyrtare e Top Channel në Instagram*

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)