Redona, një nga konkurrentet e reja të "Love Story", ka treguar se dikur është bullizuar në shkollë, por kjo e ka bërë më të fortë. Në një intervistë për "Daily Love Story", Redona e quan këtë pjesë të jetës si zhgënjimin e saj më të madh.

"Zhgënjime nuk kam pasur shumë, por zhgënjimi më i madh ka qenë bullizimi. Kam qenë bullizuar në shkollë kur kam qenë e vogël. Kjo më ka bërë më të fortë", u shpreh Redona.

Konkurrentja tha se frika e saj më e madhe është të humb njerëzit që do dhe familjen e konsideron si gjënë më të rëndësishme.

Redona tregoi se prej 2 vitesh është beqare. Ajo u shpreh se historia që ka patur me një djalë përfundoi sepse e tradhtoi dy herë.






