Nga Shqipëria / E Premte 25 Dhjetor 2020, 15:03

'Osmani' feston ditëlindjen dhe surprizën më të bukur ia bëri bashkëshortja

Në vigjilje të Krishtlindjeve, aktori i njohur turk Burak Ozçivit, i njohur edhe si "Osmani" nga seriali që transmetohet në TV Klan, festoi ditëlindjen.

Burak mbushi 36 vjeç dhe kjo ditë e gjeti të plotësuar, me një familje të lumtur dhe si baba i një djali.

Urimin më të bukur aktori e mori nga bashkëshortja e tij, Fahriye, e cila e surprizoi me një dedikim publik.

"Gjysma ime, gëzuar ditëlindjen", shkruan Fahriye krah fotove ku shfaqet e përqafuar me Burakun në shtëpinë e tyre.