Nga Shqipëria / E Premte 25 Dhjetor 2020, 14:02

Tolgahan e dinte që gjinia e bebes është vajzë dhe ja si e kuptoi

Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë. Almeda është në pritje të një vajze.

Së fundmi një fans i ka kërkuar Almedës të publikojë momentin kur i tregoi Tolgës gjininë e bebes. Atë ditë, Tolga ndodhej jashtë Stambollit dhe Almeda i tregoi përmes një mesazhi në Whatsapp.

"Marshallah, dashuria ime, e dija, të thashë, e mban mend? Të thashë që sytë e tu shkëlqejnë", shkruan Tolga duke treguar kështu se ai e ka kuptuar se do bëhej me vajzë nga shkëlqimi i syve të Almedës. (Edhe pse kjo nuk është simptomë që zbulon gjininë).

Më pas Almeda dhe Tolga e zbuluan për të gjithë gjininë e fëmijës në darkën e ditëlindjes së aktorit. 

"Ky lajm ishte dhurata ime më e bukur për ditëlindje! E gjithë familja u mblodh rreth tavolinës për ditëlindjen time dhe mora lajmin më të bukur që mund të merrja", u shpreh Tolga.