Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Greis Petroviç është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Greis me një postim në Instagram ku shihen duart e saj, bashkëshortit, të bijës dhe vogëlushit të sapoardhur në jetë.

"Dhurata jonë e Krishtlindjeve. Mirëseerdhe bebi Andrea. Krishtlindje teÌ? bardha e plot sheÌ?ndet peÌ?r teÌ? gjitheÌ? ju! Faleminderit teÌ? gjitheÌ?ve peÌ?r urimet e peÌ?rzemeÌ?rta!", shkruan Greis.
View this post on Instagram
Në një intervistë për emisionin 'Ftesë në pesë' muajin e kaluar, Greis rrëfeu se ishte infektuar me Koronavirus në muajin e nëntë të shtatzënisë.

"Miqtë e mi dhe mikeshat e mia, që nuk i takoj prej muajsh, më thonin "Greis kështu siç po ruhesh ti, nuk ka Covid që të të zëri". Unë jam diku te dita e 7-8. Po e kaloj mirë, me një temperaturë të përballueshme, jo të shpeshtë, falë Zotit. Po e kaloj mirë. Jemi të gjithë në shtëpi, na ka zënë që të gjithëve. Uroj të kalojë ky dreq covid para se të lind djalin", u shpreh modelja.



