I ftuar në një intervistë ndryshe në "Opinion", kryeministri Edi Rama ka folur si rrallëherë edhe për jetën personale dhe raportin me gratë e divorcet e mëparshme.
Rama thotë se marrëdhëniet e mëparshme nuk kanë funksionuar dhe janë ndërprerë në mënyrë civile. Ndërsa për Lindën shprehet se është shumë me fat që është bashkëshorti i saj.
"Së pari njëherë, e ndjej veten jashtëzakonisht me fat që jam burri i Lindës edhe që kam Lindën në krah tani më prej 10 vjetësh, gjë që realisht ma ka bërë shumë të largët kohën e mëparshme. Së dyti, unë mendoj që në jetën e njerëzve pjesa personale, pjesa private shumë individuale është shumë e veçantë për secilin dhe është jashtëzakonisht e vështirë që nga larg ta gjykosh dhe të thuash ky apo ai bërë këtë apo bëri atë. Nuk është e mundur.
Unë s’kam dashur asnjëherë që të jem njeriu që i jap mend të tjerëve apo u them të tjerëve. Me jetën privatë të gjithë janë të lirë të bëjnë atë që mendojnë dhe kjo liri është gjëja që duhet garantuar dhe moscënimi i saj është që është jeta e secilit. Secili ka jetën e vetë. Por nuk kam pasur për hir të së vërtetës, kam pasur thjesht raporte që në një moment të caktuar nuk kanë funksionuar dhe janë ndërprerë në mënyrë civile.
S’kam pasur raport të vështirë unë me gratë asnjëherë, janë raporte personale që në një mënyrë ose një tjetër kanë një jetëgjatësi të madhe ose nuk e kanë jetën shumë të gjatë dhe kjo është një çështje mes dy njerëzve", tha Rama.
