Nga Shqipëria / E Premte 25 Dhjetor 2020, 10:10

Ana është një talent në muzikë dhe Arditi është krenar sa më s'ka (Video)

Vajza e Ardit Gjebreas, Ana duket se do të ndjekë rrugën e të atit dhe shumë shpejt mund ta shohim në botën e artit. Ana ka trashëguar nga i ati talentin e tij në muzikë dhe këtë e vërteton video e fundit e postuar nga moderatori.

Arditi ka publikuar një video në Instagram, ku shihet duke udhëtuar me të bijën ndërsa kjo e fundit dëgjohet duke kënduar këngën në sfond.

"Anna Gjebrea faleminderit për këtë moment të artë”, ka shkruar Arditi  krenar për këtë talent të së bijës.