Nga Shqipëria / E Enjte 24 Dhjetor 2020, 20:08

U infektua me Koronavirus, flet Justina Aliaj: Në spital ishte jetë a vdekje...

Artistja e madhe shkodrane, Justina Aliaj ishte e ftuar në studion e Radarit Informativ me Jonida Shehun në "Abc News". Ajo rrëfeu betejën e vështirë me Koronavirusin.

Në muajin nëntor Aliaj u infektua me Koronavirus dhe u shtrua në gjendje të rëndë në spitalin Infektiv. Artistja u shpreh se periudha e qëndrimit në spital ishte luftë për jetë a vdekje.

“Ishte një pakujdesi sepse mendoja se kam grip dhe pas dy jave rashë përtokë. Për fatin e mirë ika nga hoteli sepse e kuptova që nuk isha mirë. U gjenda mes njerëzve që më prisnin dhe mendoja se isha me grip. Nuk kisha bërë tampon sepse mora në hotel në telefon sepse doktorët më thanë që ke një grip. Më pas u gjenda në spital. Në spital është luftë për jetë a vdekje. Unë aty kam dhënë shpirt. Jetova me ata. I di emrat atyre që kisha në dhomë. Kur bërtisnin e kuptoja se cila ishte”, tregoi Aliaj.