Gjatë periudhës së karantinës u zbulua çifti më i ri në Showbizin shqiptar, Xherdan Shaqiri dhe këngëtarja Dhurata Ahmetaj. "Prive" zbuloi se ata ishin bashkë për gati një vit. Dyshja nuk kanë reaguar kurrë publikisht për lidhjen e tyre, ndërsa tani po flitet se janë ndarë.

Dyshimet kanë nisur nga një postim i bërë nga Dhurata në Instastory. Ajo ka lënë të kuptohet se është single dhe në jetë ka qëllime të tjera.

“Të gjithë janë shtatzënë, të fejuar apo të martuar. Unë thjesht dua të humbas peshë dhe të udhëtoj”, shkruhet në një foto të shpërndarë nga këngëtarja në Instagram.





