Nga Shqipëria / E Enjte 24 Dhjetor 2020, 17:05

'Nuk mendoni për të ardhmen e fëmijës', Elita i kthehet ndjekëses që i tha se do tallen me emrin e Zërit

Elita ditën e sotme ka vendosur t'u përgjigjet disa prej pyetjeve të fansave në Instagram duke i shuar kuriozitetin. Një prej tyre i ka kërkuar një foto me djalin e saj, Zërin e pas këtij postimi, Elita ka marrë një mesazh që e kritikon për këtë emër që kanë vendosur vogëlushit.

“Ju andej nga Shqipëria vendosni emra palidhje, Zëri, Ajka, etj. Nuk mendoni për të ardhmen e fëmijës sesi mund të tallen të tjerët”, shkruan ndjekësja.

"Zonjë e dashtun, pastë gjithmonë shëndet djali yt Noi. Por mos bëj dert për Zërin dhe Ajkën se do e mbajnë me krenari emrin e tyre shqiptar. Puthje!", ia kthen Elita.