Nga Shqipëria / E Enjte 24 Dhjetor 2020, 17:05

Për dy minuta: Sara e lë vajzën vetëm me Ledrin dhe shihni ç'bën reperi

Me datë 14 dhjetor, Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë. Sara solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin shumë të veçantë: Poem Blu.

Dyshja nuk janë treguar aspak të rezervuar dhe kanë publikuar vazhdimisht foto pranë të voglës në rrjete sociale. Ato e kanë zbuluar dhe portretin e saj ëngjëllor.

Ditën e sotme, Sara ka ndarë me ndjekësit një foto shumë të ëmbël, ku shihet Ledri duke fjetur me Poem Blu-në. Ajo ka treguar se mjafton ta lërë vogëlushen dy minuta me të atin dhe i zë menjëherë gjumi.

"Unë: Ledri mbaje pak sa të vishem. Kthehem pas dy minutash...", ka shkruar bukuroshja krahas fotos.